Aplikacionet per celularet që Google i konsideron të rrezikshme për instalim janë këto

Google ka larguar 36 aplikacione nga dyqani i saj i aplikacioneve Play Store, pasiqë ka vlerësuar se këto aplikacione mobile shkelin rregullat e privatësisë. Sipas Google, këto aplikacione “sulmojnë” përdoruesit me reklama të parëndësishme dhe e pamundësojnë de-instalimin e tyre nga pajisja juaj mobile, duke e fshehur ikonën e tyre në ekran.

Të gjitha aplikacionet e larguara nga dyqani i aplikacioneve të kompanisë Google vijnë nga i njëjti ekip i zhvilluesve, dhe të njëjtit anashkaluan kontrollet e sigurisë që aplikon Android si platforma më e madhe mobile aktualisht.
Shumica e aplikacioneve kanë qëllim të keq ndaj përdoruesve dhe shumica e tyre kanë të bëjnë me kamerën, filtrat e fotografive ose programet e zbukurimit, dhe një pjesë e mirë e tyre ekzistuan në dyqanin Google Play, por ato tashmë janë hequr nga atje dhe tani janë instaluar përsëri në një version të modifikuar. Por gjithsesi ju duhet t’i dini dhe të keni kujdes të shtuar nëse dëshironi t’i instaloni ndonjërën prej tyre.

Lista e plotë e këtyre aplikacioneve mobile në platformën Android është si në vijim:

  • Yoroko Camera
  • Solu Camera
  • Lite Beauty Camera
  • Beauty Collage Lite
  • Beauty & Filters Camera
  • Photo Collage & Beauty Camera
  • Beauty Camera Selfie Filter
  • Gaty Beauty Camera
  • Pand Selfie Beauty Camera
  • Catoon Photo Editor & Selfie Beauty Camera
  • Benbu Selfie Beauty Camera
  • Pinut Selfie Beauty Camera & Photo Editor
  • Mood Photo Editor & Selfie Beauty Camera
  • Rose Photo Editor & Selfie Beauty Camera
  • Selfie Beauty Camera & Photo Editor
  • Fog Selfie Beauty Camera
  • First Selfie Beauty Camera & Photo Editor
  • Vanu Selfie Beauty Camera
  • Sun Pro Beauty Camera
  • Funny Sweet Beauty Camera
  • Little Bee Beauty Camera
  • Beauty Camera & Photo Editor Pro
  • Grass Beauty Camera
  • Ele Beauty Camera
  • Flower Beauty Camera
  • Best Selfie Beauty Camera
  • Orange Camera
  • Sunny Beauty Camera
  • Landy Selfie Beauty Camera
  • Nut Selfie Camera
  • Rose Photo Editor & Selfie Beauty Camera
  • Art Beauty Camera-2019
  • Elegant Beauty Cam-2019
  • Selfie Beauty Camera & Funny Filters
  • Selfie Beauty Camera Pro
  • Pro Selfie Beauty Camera

/ Tajfuni /

Leave a Reply